Po shkëlqen në Botëror: Sofyan Amrabat në janar te gjiganti italian

Sofyan Amrabat te gjiganti italian.

Mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Marokun në Botëror.

Amrabat është njëri nga lojtarët më meritor për kualifikimin e Marokut në çerekfinale dhe në janar 26-vjeçari pritet ta bëjë transferimin e karrierës.

Marokeni ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është 15, që e bënë atë edhe më joshës për klubet e interesuara.

Interesim për Amrabat kanë shfaqur Milan dhe disa klube angleze, ndërsa sipas Calcio Mercato në garë është përfshirë edhe Interi.

Calcio Mercato, shkruan se Inter ka gati madje ofertën për Fiorentinën. Neroaxurët ia kanë  ofruar Fiorentinës kartonin e Kristjan Asllanit dhe 5 milionë euro në këmbim të Amrabat.

Sipas Calcio Mercato, Fiorentina nuk ia ka mbyllur derën ofertës së Neroaxurëve dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here