Lajm bombastik nga Italia, Luka Modric transferohet në Serie A.
Kroacia mbrëmë arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke e mposhtur Brazilin pas ekzekutimit të penalltive.
Luka Modric ishte njëri nga lojtarët më të spikatur te kombëtarja e Kroacisë dhe mesfushori 37-vjeç nuk e ka ndërmend të pensionohet.
Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Modric verën e ardhshme do të transferohet në Serie A.
Sipas Calcio Mercato, Jose Mourinho e ka telefonuar mesfushorin kroat dhe e ka ftuar atë që verën e ardhshme t’i bashkohet te Roma.
Mourinho dhe Modric kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme që nga koha e tyre te Reali dhe kroati është i gatshëm që të transferohet në Olimpico.
Kroatit i skadon kontrata me Los Blancos në fund të sezonit dhe nuk planifikon ta rinovojë atë.