Po shkëlqen në Botëror: Dominik Livakovic transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Dominik Livakovic transferohet në Serie A.

Kroacia mbrëmë arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke e mposhtur Brazilin pas ekzekutimit të penalltive.

Heroi i Kroatëve ishte, portieri Dominik Livakovic, i cili bëri 11 pritje gjatë lojës së rregullt dhe në fund u përkujdes që ta stopojë penalltinë e Rodrygos.

Livakovic ishte gjithashtu heroi i Kroacisë edhe ndaj Japonisë, ku priti tre penallti dhe me paraqitjet e tij ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Dominik Livakovic verën e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Juventus dhe Inter janë dy gjigantët italian që do të garojnë për shërbimet e kroatit.

Wojciech Szczesny, do të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit dhe Biankonerët e kanë piketuar portierin kroat si pasardhësin ideal.

Inter nga ana tjetër e ka piketuar portierin kroat si pasardhësin ideal të Onanas, i cili pritet të transferohet te Manchester United.

Livakovic ka kontratë me Dinamo Zagreb deri në vitin 2024 dhe për shërbimet e tij gjigantët italian do të duhet të shpenzojnë më së paku 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here