E bujshme: Zaniolo te gjiganti italian për €30m, nuk është Juventus

Lajm i bujshëm nga Italia, Nicolo Zaniolo drejt transferimit tek një tjetër gjigant italian.

Nicolo Zaniolo është futbollisti më i përfolur te Roma për disa vite me rradhë. 23-vjeçari është i lidhur me një largim nga Roma, pasiqë kontrata i skadon në vitin 2024.

Interesim për Zaniolon kanë shfaqur Juventus dhe Milan, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për sulmuesin e Romës.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Napoli dhe Roma janë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e Zaniolos.

Napoletanët i kanë ofruar Romës 30 milionë euro për kartonin e Zaniolos, shifër të cilën Giallorosët janë të gatshëm ta pranojnë.

Zaniolo ka luajtur 14 ndeshje këtë sezon me Romën ku ka realizuar 2 gola dhe 3 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here