E bujshme: Hakim Ziyech në Serie A, por jo te Milani

Milan mbetet duarbosh, Hakim Ziyech tek një tjetër gjigant italian.

Sulmuesi maroken, Hakim Ziyech do të largohet nga Chelsea në janar, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Marokun në Botëror.

Ziyech ishte njëri nga lojtarët kyç në suksesin e Marokut në këtë Botëror dhe interesimi për shërbimet e tij sa vjen e rritet.

Marokeni është i lidhur me një transferim te Milani për një kohë të gjatë, por Rosonerët duket se do të mbeten duarbosh, pasiqë një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus është përfshirë në garë për Ziyech dhe Biankonerët madje kanë gati ofertën për Chelsea.

Sipas Calcio Mercato, Zonja e Vjetër do të ofrojë 15 milionë euro për kartonin e Ziyech në merkaton e janarit.

Blutë e Londrës janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Juventusit, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here