Shkëmbim spektakolar: Renato Sanches në Serie A

Shkëmbim spektakolar, Renato Sanches te gjiganti italian.

Mesfushori portugez, Renato Sanches verën e kaluar ishte i lidhur me një transferim te Milani.

Sanches ishte shumë pranë transferimit në San Siro, por në fund zgjodhi që karrierën ta vazhdojë te PSG.

Portugezi ka luajtur në 13 ndeshje me PSG këtë sezon dhe ka arritur të realizojë 2 gola.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Sanches mund të transferohet në Serie A falë një shkëmbimi spektakolar.

Sipas Calcio Mercato, PSG është përfshirë në garë për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic.

Parisienët janë të gatshëm tia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Sanches dhe 40 milionë euro në këmbim të Vlahovic.

Oferta e PSG është mjaftë tunduese dhe Biankonerët nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së Parisienëve dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here