Shkëmbim spektakolar: Calhanoglu në Madrid, ndërsa ylli i Atleticos te Interi

Inter dhe Atletico kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Hakan Calhanoglu është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Interit. Mesfushori turk ka realizuar 3 gola dhe 5 asistime në 20 ndeshje të luajtura me Interin këtë sezon.

Para transferimit të tij te Interi, për Calhanoglun kishte shfaqur interesim Atletico Madrid dhe Simeone synon transferimin e tij në merkaton e janarit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Atletico Madrid do tia ofrojë Interit kartonin e Rodrigo De Paul në këmbim të Calhanoglut.

De Paul po shkëlqen me Argjentinën në Botëror dhe ka qenë në shënjestrën e Interit për një kohë të gjatë.

Neroaxurët janë të hapur për ta pranuar ofertën e Atleticos dhe bisedimet pritet të fillojnë pas përfundimit të Botërorit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here