U shpall kampion Bote: Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A.

Argjentina është fituese e Botërorit në Katar pas 36 viteve pritje. Albiceleste triumfuan në finale ndaj Francës pas ekzekutimit të penalltive.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Argjentinën në Katar, ishte mesfushori i Atletico Madrid, Rodrigo De Paul.

De Paul u transferua te Atletico për 45 milionë euro, por argjentinasi nuk ka arritur të ambientohet më së miri në Wanda Metropolitano dhe dëshiron rikthimin në Itali.

Calcio Mercato ka lëshuar një lajm të bujshëm, duke shkruar se Milan dhe Inter do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e De Paul.

Milan apo Inter, mbetet ta shohim se ku do të transferohet De Paul verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here