BOMBË: Kalidou Koulibaly rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Koulibaly rikthehet në Serie A!

Qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly verën e shkuar u largua nga Napoli për tu  transferuar te Chelsea për 38 milionë euro.

Koulibaly u largua nga Serie A pas 8 sezoneve me fanellën e Napolit, por sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet përsëri në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter do tia kërkojë Chelsea kartonin e Koulibalyt në këmbim të Dumfries, në rast se nuk arrijnë marrëveshje me Skriniar për rinovimin e kontratës.

Chelsea synon transferimin e Dumfries në merkaton e janarit dhe Blutë e Londrës janë të hapur për këtë shkëmbim sipas Calcio Mercato.

Përveç Koulibaly, Inter do të përfitojë edhe një shumë parash nga Chelsea, pasiqë vlera e Dumfries në treg është më e lartë se ajo e senegalezit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here