Atletico humbet durimin, Joao Felix transferohet në Serie A.
Sulmuesi portugez, Joao Felix është lojtari më i përfolur te Atletico Madrid, pasiqë nuk po arrin të bind edhe pse Colchoneros shpenzuan 127 milionë euro për transferimin e tij.
Felix ka luajtur 19 ndeshje për Atleticon këtë sezon dhe ka realizuar 3 gola, ndërsa klubi Madrilen është i hapur për huazimin e tij.
Klubet e interesuara për Felix do të duhet ta paguajnë pagën e portugezit prej 15 milionë eurove në sezon dhe një shumë prej 9 milionë eurove për huazimin e tij.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Inter do të duelojnë për shërbimet e portugezit.
Rosonerët e kanë piketuar Felix si pasardhësin ideal të Leaos, në rast se ky i fundit largohet.
Inter nga ana tjetër nuk do ta blejë kartonin e Lukakut dhe në vend të belgut do të tentojnë huazimin e Felix.