Bomba e verës: Bennacer dhe Tonali tek e njejta skuadër për €90m

Lajm bombastik nga Italia, Bennacer dhe Tonali sëbashku tek gjiganti europian për €90m.

Ismael Bennacer dhe Sandro Tonali janë lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve të tyre mbreslënëse me Milanin.

Bennacer ka realizuar 1 gol dhe 1 asistim këtë sezon, ndërsa Tonali ka realizuar 1 gol dhe 5 asistime.

Mesfushorit algjerian i skadon kontrata me Rosonerët në vitin 2024 dhe vera e ardhshme është mundësia e fundit për Milanin që të arkëtojnë para nga shitja e tij.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e dyshes së Milanit.

Modric dhe Kroos janë në fundin e karrierës së tyre dhe Ancelotti e sheh dyshen e Milanit si pasardhësit ideal.

Për të siguruar shërbimet e dyshes së Milanit, Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here