Blutë e Londrës për shopping në Milano.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Chelsea, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Chelsea synon transferimin e mesfushorit të Milanit, Ismael Bennacer.
Bennacer është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Milanit, pasiqë kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2024 dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim.
Sipas Calcio Mercato, Blutë e Londrës janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit kartonin e Jorginhos dhe 35 milionë euro në këmbim të Bennacer.
Në rast se Rosonerët nuk arrijnë marrëveshje së shpejti për rinovimin e kontratës me mesfushorin algjerian, atëherë drejtuesit janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Chelsea.