Shkëmbim spektakolar: Raphihna në San Siro, ndërsa ylli i Milanit te Barcelona

Shkëmbim spektakolar, RaphinHAa bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit në Camp Nou.

Sulmuesi brazilian, Raphinha verën e shkuar bëri bujë të madhe kur u transferua te Barcelona për 58 milionë euro.

Raphinha shkëlqeu sezonin e kaluar me Leeds United duke realizuar 11 gola dhe 3 asistime, por te Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë aventurën.

Braziliani ka luajtur në 18 ndeshje me Blaugranët këtë sezon dhe ka realizuar vetëm 2 gola.

Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm ta shesin 26-vjeçarin, ndërsa sipas raportimeve të fundit Raphinha mund ta vazhdojë karrierën në Serie A falë një super shkëmbimi.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona do tia ofrojë Milanit kartonin e Raphinhas dhe 50 milionë euro në këmbim të Rafael Leaos.

Barcelona është gjiganti i fundit europian që është përfshirë në garë për Leaon dhe Blaugranët kanë gati ofertën tunduese për Rosonerët.

Milan është në bisedime me Leaon për rinovimin e kontratës, por në rast se portugezi nuk rinovon në verë do të largohet nga San Siro dhe Barcelona mund të jetë destinacioni i ardhshëm për 23-vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here