Lajm i bujshëm nga Italia, Patrick Schick rikthehet në Serie A.
Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Patrick Schick sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet përsëri në Itali.
Schick u largua nga Roma në verën e vitit 2020 për shifrën e 26.5 milionë eurove, ndërsa këtë sezon ka realizuar vetëm 4 gola në 19 ndeshje të luajtura.
Sulmuesi çek nuk është i kënaqur te Bayer Leverkusen dhe dëshiron rikthimin në Serie A.
E përditshmja italiane Tuttosport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Schick ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Schick është emri i fundit që ka përfunduar në listën e Maldinit.
Sipas Tuttosport, Milan do ti ndjek me vëmendje paraqitjet e Schick deri në fund të sezonit, ndërsa për të siguruar shërbimet e tij Rosonerët do të duhet të paguajnë më së paku 30 milionë euro.