Shkëmbimi i janarit: Milan transferon yllin e Romës

Super shkëmbim, Milan transferon yllin e Romës.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e mbrojtësit të Romës, Rick Karsdorp.

Mbrojtësi holandez do të largohet nga Roma në janar pas prishjes së marrëdhënieve me Mourinhon, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Juventusi.

Rosonerët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Sergino Dest dhe e kanë piketuar Karsdorp si përforcimin ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Calcio Mercato, shkruan se Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Romës kartonin e Alexis Saelemakers në këmbim të Karsdorp.

Giallorosët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here