BOMBA E JANARIT: En-Nesyri transferohet në Serie A

Youssef En-Nesyri te gjiganti italian!

Kombëtarja e Marokut ishte surpriza më e madhe e Botërorit në Katar. Maroku arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke eleminuar kombëtare si Spanja dhe Portugalia.

Futbollistët maroken shkëlqyen në Botëror dhe disa prej tyre kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Marokun në Katar, ishte sulmuesi i Sevillas, Youssed En-Nesyri.

En-Nesyri realizoi 2 gola në Botëror për Marokun, ndërsa për Sevillan ka luajtur vetëm 658 minuta dhe dëshiron largimin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon huazimin e En-Nesyrit në merkaton e janarit.

Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi dhe e kanë piketuar marokenin si përforcimin e duhur.

Milan synon huazimin e En-Nesyrit deri në fund të sezonit dhe bisedimet me Sevillan pritet të fillojnë së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here