Lajm bombastik nga Italia, Romelu Lukaku te rivalët e Interit.
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku verën e shkuar u rikthye në Serie A në formë huazimi nga Chelsea.
Rikthimi i Lukakut në Milano, nuk ka qenë aspak i dobishëm për të, pasiqë sulmuesi belg ka pësuar lëndime të shumta dhe në 8 ndeshje të luajtura ka realizuar vetëm dy gola.
Neroaxurët nuk e kanë ndërmend ta blejnë kartonin e Lukakut, ndërsa sipas raportimeve të fundit Chelsea mund tia ofrojë kartonin e belgut rivalëve të Interit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea është e gatshme që tia ofrojë Milanit kartonin e Lukakut dhe 80 milionë euro në këmbim të Leaos.
Leao është në shënjestrën e Bluve të Londrës për një kohë të gjatë dhe oferta e Londinezëve është mjaftë tunduese për Rosonerët.
Në rast se Milan nuk arrin marrëveshje me Leaon për rinovimin e kontratës, atëherë Rosonerët do të jenë të hapur për ofertën e Chelsea.