E bujshme: Milan transferon yllin e Serie A për €30m

RedBird hap thesin, Milan transferon yllin e Serie A.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të Sassuolos, Davide Frattesi.

Frattesi është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Serie A, falë paraqitjeve të mira me Sassuolon.

Mesfushori 23-vjeçar, ka realizuar 4 gola në 20 ndeshje këtë sezon dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here