Shkëmbimi i janarit: Kessie bëhet Neroaxur, ndërsa ylli i Interit te Barcelona

Bomba e janarit, Franck Kessie rikthehet në Milano.

Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur muajt e fundit.

Kessie u transferua te Barcelona me parametra zero, pas pesë sezoneve me fanellën e Milanit.

Por 25-vjeçari nuk a ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Barcelona dhe në sezonin e ri ka luajtur vetëm 328′ minuta, duke realizuar 1 gol.

Zërat për rikthimin e tij në Serie A, sa vijnë e shtohen, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Kessie mund të rikthehet në Itali falë një super shkëmbimi në merkaton e janarit.

Sipas Calcio Mercato, Barcelona do t’ia ofrojë Interit kartonin e Kessie në këmbim të Milan Skriniar.

Skriniar ka kontratë me Interin deri në fund të sezonit dhe Neroaxurët nuk kanë arritur ende marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Në rast se rinovimi i kontratës nuk arrihet së shpejti, Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here