BOMBA E MERKATOS: Aubameyang transferohet në Serie A

Lajm bombastik, Pierre Emerick Aubameyang transferohet te gjiganti italian.

Sulmuesi gabonez, Aubameyang verën e kaluar u transferua nga Barcelona te Chelsea për shifrën e 12 milionë eurove.

Aubameyang nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Chelsea dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 725 minuta me Blutë e Londrës.

Gabonezi ka realizuar 3 gola në 14 ndeshje të luajtura dhe dëshiron largimin nga Stamford Bridge, pasiqë trajneri Graham Potter preferon Kai Havertz.

Potter preferon skemat me qendërsulmues falso si Havertz dhe Aubameyang ka kërkuar largimin nga skuadra gjatë këtij afati kalimtarë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e kanë piketuar Aubameyang si përforcimin ideal.

Aubameyang ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 10-12 milionë euro.

Gabonezi ishte pjesë e Milanit që në fazën e grupmoshave, por asnjëherë nuk arriti që të lërë gjurmë në skuadrën e parë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here