Milan ka gati goditjen e rradhës në merkato.
Milan e ka nisur furishëm merkaton e janarit dhe gjatë ditës së djeshme Rosonerët zyrtarizuan transferimin e portierit paraguaian, Devis Vasquez.
Sipas Gazzetta Dello Sport, dyshja e merkatos kuqezi Maldini-Massara kanë siguruar super përforcimin e rradhës.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Milan ka arritur marrëveshje personale me yllin e ri brazilian, Angelo Gabriel.
Gabriel luan për Santos si sulmues i krahut të djathtë, ndërsa në garë për të është edhe Barcelona.
Braziliani është golashënuesi më i ri në historinë e Copa Libertadores, ndërsa kontrata me Santos i skadon në vitin 2024.
Rosonerët i kanë ofruar Santosit 15 milionë euro për kartonin e Gabriel dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.