Leao drejt largimit: Milan ka gjetur zëvendësuesin, zbulohen detajet e transferimit

Një nga përparësitë e merkatos së Milanit është rinovimi i kontratës së portugezit Rafael Leao.

Në rast se kjo telenovelë nuk do të ketë një fund të lumtur, atëherë kuqezinjtë do të hidhen në merkato për të gjetur një zëvendësues.

Sipas Gazzetta Dello Sport, dyshja e merkatos kuqezi Maldini-Massara kanë gjetur zëvendësuesin.

Ai është zvicerani Noah Okafor, që luan me Salzburgun në kampionatin austriak.

22-vjecari ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën austriake dhe kushton rreth 20 milionë euro.

Një shumë e përballueshme nga kuqezinjtë, që do të arkëtonin më shumë nëse Leao do të shitej.

Kuqezinjtë e piketuan lojtarin në ndeshjet që luajtën nsaj Salizburgut në Champions League pak kohë më parë dhe konsiderohet si ideal nëse ikën portugezi. Gjithsesi, ky transferim do të kryhet vetëm verën e ardhshme dhe jo në janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here