Houssem Aouar ka bërë zgjedhjen e tij!
Ylli i Lyonit, Houssem Aouar, ka vendosur të largohet nga klubi francez në fund të sezonit si futbollist i lirë.
Aouar ka luajtur në 7 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 1 gol, ndërsa në garë për të janë Milan, Inter dhe Real Betis.
Portali i njohur spanjoll, Relevo, ka zbuluar se në cilën skuadër do ta vijojë karrierën 24-vjeçari.
Sipas Relevo, Aouar ka refuzuar ofertën e Betisit prej 5 milionë eurove në sezon dhe dëshiron vetëm transferimin te Milani.
Mesfushori francez ka zgjedhur Milanin, pasiqë beson se do të përshtatej më mirë në skuadrën e Stefano Piolit.