Transferimi i vitit: Kvaratskhelia largohet nga Napoli për €80m

Khvicha Kvaratskhelia bën transferimin e karrierës.

Sulmuesi gjeorgjian, Kvaratskhelia është njeriu i momentit te Napoli. Kvaratskhelia u transferua te Napoli për 10 milionë euro nga Dinamo Batumi.

Në 18 ndeshje të luajtura me Napolin, Kvaratskhelia ka realizuar 8 gola dhe 10 asistime.

Paraqitjet e 21-vjeçarit nuk kanë shpëtuar pa u vënë re nga gjigantët europian, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Kvaratskhelia ka përfunduar në shënjestrën e Realit.

Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Kvaratskhelias verën e ardhshme dhe Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për kartonin e tij.

Gjeorgjiani ka deklaruar se është një tifoz i Realit dhe De Laurentiis do të jetë i detyruar ta shesë atë verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here