Shkëmbimi i janarit: Joao Felix te gjiganti italian

Bomba e janarit, Felix në Serie A, ndërsa ylli i gjigantit italian në La Liga.

Sulmuesi portugez, Joao Felix është lojtari më i përfolur te Atletico Madrid, pasiqë nuk po arrin të bind edhe pse Colchoneros shpenzuan 127 milionë euro për transferimin e tij.

Felix ka luajtur 20 ndeshje për Atleticon këtë sezon dhe ka realizuar 4 gola, ndërsa klubi Madrilen është i hapur për huazimin e tij.

Portali spanjoll Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Atletico ia ka ofruar Romës një shkëmbim mes Felix dhe Zaniolos. Bëhet fjalë për një shkëmbim huazimesh.

Felix do t’i bashkohet Romës në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa nga ana tjetër Zaniolo do të huazohet në Wanda Metropolitano dhe Madrilenët do të kenë opsion blerjeje.

Sipas Todo Fichajes, te Roma janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here