Barcelona dhe Milan shkëmbejnë yjet e tyre?
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive janë padyshim Barcelona dhe Milani, që mund të shkëmbejnë yjet e tyre.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona ia ka ofruar Milanit kartonin e Ferran Torres, në këmbim të Sandro Tonalit.
Torres u transferua te Barcelona për 55 milionë euro, por nuk po arrin të ambientohet në Camp Nou dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
Interesim për spanjollin ka shfaqur Milani dhe Barcelona i ka propozuar Rosonerëve një shkëmbim me Tonalin, por edhe një shumë parash.
Edhe përkundër interesimit të Milanit, Rosonerët vështirë se do të heqin dorë nga Tonali për Torres.