BOMBA E JANARIT: Kai Havertz huazohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Kai Havertz huazohet në Serie A.

Mesfushori gjerman, Kai Havertz bëri bujë të madhe në verën e vitit 2020 kur u transferua nga Bayer Leverkusen te Chelsea për 80 milionë euro.

Blutë e Londrës janë në krizë rezultatesh këtë sezon dhe kanë transferuar yje si Felix, Mudryk.

Me prurjet e shumta në skuadër, Havertz mund të largohet nga Stamford Bridge pasiqë nuk është në formën më të mirë këtë sezon.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët janë në krizë rezultatesh duke barazuar në dy ndeshjet e fundit në Serie A dhe janë eleminuar nga Kupa e Italisë.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në repartin ofanziv dhe e kanë piketuar Havaretz si goditjen ideale.

Havertz luan si mesfushor ofanziv, por edhe si sulmues i krahut të djathtë dhe si qendërsulmues.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëqyeshme me Chelsea dhe synojnë huazimin e Havertz me opsion blerjeje.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here