Shkëmbimi i janarit: De Paul bëhet Neroaxur, ndërsa ylli i Interit te Atletico

Inter dhe Atletico kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul është i lidhur me një rikthim në Serie A, sipas raportimeve të fundit.

De Paul u transferua te Atletico për 45 milionë euro, por argjentinasi nuk ka arritur të ambientohet më së miri në Wanda Metropolitano dhe dëshiron rikthimin në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Atletico Madrid ia ka ofruar Interit kartonin e De Paul në këmbim të Federico Dimarcos.

Dimarco është në shënjestrën e disa gjigantëve europian, pas paraqitjeve të mira me Interin këtë sezon.

Atletico Madrid është skuadra e parë që ka marrë hapin konkret duke i ofruar Interit një shkëmbim me De Paul.

Inter ka shfaqur interesim për De Paul dhe Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe realizimi i këtij operacioni do të varet nga gjetja e zëvendësuesit të Dimarcos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here