E bujshme: Zbulohet përforcimi i parë i Zidane te Juventusi

Lajm i bujshëm nga Italia, Zinedine Zidane rikthehet te Juventusi.

Juventus u turpërua nga Napoli duke u mposhtur me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

Biankonerët kishin tetë fitore rradhazi pa asnjë gol të pësuar, por Napoletanët u përkujdesën që t’ia prishin serinë pozitive Zonjës së Vjetër.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm të bujshëm, duke shkruar se Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi në verë dhe drejtimin e skuadrës do ta merr Zinedine Zidane.

Zidane është i lidhur për një kohë të gjatë me një rikthim te Juventusi dhe sipas raportimeve të fundit francezi është në kërkim të një shtëpie në Torino.

Calcio Mercato, shkruan se në verë te Juventusi pritet një revolucion i vërtetë dhe madje është zbuluar edhe goditja e parë e Zidane për merkaton e verës.

Sipas Calcio Mercato, përforcimi i parë i Zinedine Zidane te Juventusi do të jetë mesfushori i Realit, Luka Modric.

Kroatit i skadon kontrata me Los Blancos në fund të sezonit dhe Zidane do ta bind atë që ti bashkohet te Juventusi. Edhe pse 37-vjeç, Zidane beson se Modric mund të kontribojë në skuadrën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here