Shkëmbim i janarit: De Ketelaere te Fiorentina, ndërsa ylli i Violës te Milani

Milan dhe Fiorentina kanë gati super shkëmbimin.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është Milani, me drejtuesit që janë duke e konsideruar një super shkëmbim me Fiorentinën.

Milan nuk e kanë nisur mirë vitin 2023 duke marrë dy barazime dhe një fitore në Serie A.

Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe e kanë piketuar futbollistin e Fiorentinës, Jonathan Ikone, si përforcimin ideal.

Milan do t’i propozojë Fiorentinës një shkëmbim huazimesh mes De Ketelaere dhe Ikone deri në fund të sezonit.

De Ketelaere nuk po gjen formën e duhur në San Siro dhe drejtuesit besojnë se një ambient si Fiorentina ku nuk ka shumë presion mund tia rrisë vetëbesimin belgut.

Ikone nga ana tjetër do të ishte një zgjidhje e përkohshme për krahun e djathtë deri në fund të sezonit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here