Shkëmbim spektakolar: Jorginho në Meazza, ylli i Interit te Chelsea

Shkëmbimi i janarit, Jorginho rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Chelsea, Jorginho pritet të largohet nga Stamford Bridge në verë, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Blutë e Londrës nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero dhe janë të gatshëm tia ofrojnë Interit një super shkëmbim.

Sipas Calcio Mercato, Chelsea do t’ia ofrojë Interit kartonin e Jorginhos në këmbim të Marcelo Brozovic.

Brozovic ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa kontrata me Interin i skadon në vitin 2026.

Blutë e Londrës përveç kartonit të Jorginhos do tia ofrojnë Interit edhe 20 milionë euro.

Neroaxurët janë të hapur për këtë operacion, pasiqë kanë nevojë për para dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here