BOMBA E JANARIT: Zaniolo transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Zaniolo transferohet te gjiganti italian.

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo është njëri nga lojtarët më të përfolur në media ditët e fundit.

Zaniolo dëshiron largimin nga Roma gjatë këtij afati kalimtar dhe disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Zaniolo do të mbetet në Serie A, pasiqë në garë është përfshirë edhe Milani.

Rosonerët janë në krizë rezultatesh dhe synojnë huazimin e Zaniolos me opsion blerjeje në fund të sezonit në rast se përmbushen disa kushte.

Roma preferon që ta shesë Zaniolon, por 23-vjeçari dëshiron vetëm Milanin dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here