Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, e ka nisur vitin 2023 me një super formë duke realizuar 4 gola në 5 ndeshje të luajtura.
Falë paraqitjeve të mira, vlera e Lautaros në treg është përsëri 100 milionë euro dhe nuk përjashtohet mundësia që Inter ta sakrifikojë argjentinasin në merkaton e verës.
Sipas raportimeve të fundit Manchester United është skuadra që synon transferimin e Lautaros në merkaton e verës.
Në rast se Lautaro largohet, Marotta e ka piketuar zëvendësuesin dhe bëhet fjalë për Alvaro Moratan.
Morata ka realizuar 8 gola dhe 2 asistime në 26 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Atleticon i skadon në vitin 2024.
Vlera e tij në treg është 25 milionë euro, por në verë do të futet në vitin e fundit të kontratës dhe Inter mund ta transferojë për 15 milionë euro.