Zaniolo drejt largimit: Roma transferon yllin 40 milionësh

Zaniolo bën gati valixhet, Roma ka gjetur zëvendësuesin në Premier League.

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo është njëri nga lojtarët më të përfolur në media ditët e fundit.

Zaniolo dëshiron largimin nga Roma gjatë këtij afati kalimtar dhe disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Giallorosët pritet të arkëtojnë 35-40 milionë euro nga shitja e Zaniolos, para të cilat do t’i shpenzojnë për zëvendësuesin e italianit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Jose Mourinho e ka piketuar sulmuesin e Chelsea, Christian Pulisic, si zëvendësuesin ideal të Zaniolos.

Pulisic nuk bën pjesë në planet e Chelsea dhe Blutë e Londrës janë të hapur ta lënë të lirë për më pak se 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here