Lajm bombastik, Joao Cancelo rikthehet në Serie A.
Milan ka hyrë në listën e skuadrave që janë vënë në garë për të marrë mbrojtësin portugez Joao Cancelo, që luan me Manchester City në Premier League. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “The Sun”, që tha se kuqezinjtë kanë patur një takim me menaxherin e portugezit.
Cancelo, 28 vjeç, ka dëshirë të luajë në serie A, ku më herët ka veshur fanellën e Interit dhe Juventusit. Prej vitit 2019 ai luan me Manchester City, duke qenë një nga të preferuarit e trajnerit Pep Guardiola. Me City ai ka një kontratë deri në vitin 2027, ka fituar dy tituj në Premier dhe kushton rreth 70 milionë euro.
Gjithsesi, që pas Kupës së Botës, mbrojtësi i krahut të djahtë nuk ka gjetur ritmin e dikurshëm, duke mos u aktivizuar shumë nga trajneri Guardiola. Duket se trajneri është i pakënaqur nga forma e mbrojtësit, që mund të largohet. Gjithsesi, ky transferim mund të konkretizohet vetëm në formë huazimi.