BOMBË: Juventus transferon yllin e Interit

Lajm bombastik, Juventus ia rrëmben Interit yllin e skuadrës.

Juventus është skuadra më e përfolur në Itali javët e fundit, pas dënimit me heqjen e 15 pikëve.

Skuadra Allegrit ishte në pozitën e dytë në Serie A, por pas dënimit ka rënë në pozitën e 10-të dhe te Zonja e Vjetër do të ketë revolucion pas përfundimit të sezonit.

Biankonerët pritet të bëjnë disa transferime në merkaton e verës dhe sipas raportimeve të fundit ylli i Interit ka përfunduar në shënjestrën e tyre.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Marcelo Brozovic në merkaton e verës.

Brozovic është i lidhur me një largim nga Interi dhe Biankonerët janë duke e monitoruar me vëmendje situatën e kroatit.

Mesfushori kroat ka kontratë me Interin deri në vitin 2027, por Neroaxurët janë të hapur për shitjen e tij në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë prej 40 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here