Jo vetëm Zaniolon, Milan transferon edhe një tjetër yll nga Serie A

Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët transferojnë edhe një tjetër yll nga Serie A.

Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar dy humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.

Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe janë të gatshëm të kryejnë dy super përforcime gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Nicolo Zaniolo është shumë pranë transferimit në San Siro, por nuk mbaron me kaq.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon edhe transferimine  qendërmbrojtësit të Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Problemet e shumta në vijën e mbrojtjes kanë detyruar Rosonerët që të vihen në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Maldini e ka piketuar Milenkovic si përforcimin e duhur.

Milenkovic ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2027 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here