Nuk mbaron me Juventusin, një tjetër gjigant italian rrezikon dënimin nga prokuroria.
Juventusi është dënuar sërish nga Gjykata e Federatës Italiane të Futbollit për mashtrim me plusvalencat. Dënimi parasheh zbritjen e 15 pikëve nga renditja e Serie A për bardhezinjtë, nga 9 që kishte kërkuar prokurori i çështjes.
Por mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se një tjetër gjigant italian rrezikon dënimin e njejtë. Bëhet fjalë për Milanin që mund të dënohet me heqje pikësh pas dyshimeve rreth shitjes së klubit nga Elliott te RedBird Capital.
Njësia e policisë special, Guardia di Finanza, po heton shitjen e klubit italian të AC Milan nga fondi Elliott tek “RedBird i Gerry Cardinale. Shitja ndodhi gushtin e kaluar.
Një hetim që më konkretisht nis nga një ankesë të ish-partnerit minoritar në drejtimin e klubit, Blue Skye luksemburgas.
Dosja e prokurorit të Milanos, Giovanni Polizzi dhe deputetit Maurizio Romanelli hipotezon një përvetësim të dyshuar. Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar.
Në detaje, shtatorin e kaluar Blue Skye kishte hequr dorë nga apeli paraprak i paraqitur në gjykatën e Milanos për të bllokuar shitjen e klubit kuqezi nga “Elliott” te “RedBird” i Cardinale.
Megjithatë, ish-aksioneri minoritar i Elliott kishte bërë veprime të tjera ligjore, duke filluar me një padi, të ngritur më 9 shtatorin e kaluar, në të cilën kërkoi “verifikimin e pavlefshmërisë së heqjes dorë” të pengut “ekzistues në favor të Projektit Redblack”.
Kujtojmë që aktualisht disa skuadra italiane janë në fokusin e prokurorive dhe gjykatave sportive për parregullesi.
Juventus u dënua me 15 pikë në klasifikim pasi ka mashtruar me fitimet kapitale. Gjithashtu “Zonja e Vjetër” është nën hetim dhe për “manovrat e pagave” gjatë Covid.
Për fitimet kapitale nën hetim janë gjithashtu edhe Napoli, Milan, Roma, si dhe disa klube të tjera më të vogla.