Një tjetër kryevepër nga Marotta.




Milan Skriniar, është futbollisti më i përfolur ditët e fundit, pas lajmit se ka arritur marrëveshje për ta vazhduar karrierën te PSG.




Skriniar sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Paris verën e ardhshme, pasiqë Inter ka refuzuar ofertën prej 10 milionë eurove nga PSG për shitjen e sllovakut në këtë afat kalimtar.




Mediat italiane, shkruajnë se Beppe Marotta e ka gjetur zëvendësuesin e Skriniar në Premier League.




Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, i cili nuk bën pjesë në planet e Ten Hag.




Inter synon huazimin e Maguire me opsion blerjeje dhe marrëveshja me United pritet të arrihet me lehtësi.



