Lajm bombastik, Philippe Coutinho rikthehet në Itali.
Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho bëri bujë të madhe kur në janarin e vitit 2018 u transferua te Barcelona për 135 milionë euro.
Coutinho nuk arriti të lërë gjurmë në Camp Nou dhe u transferua te Aston Villa për 20 milionë euro.
Braziliani këtë sezon nuk është në formë të mirë, pasiqë nuk ka realizuar asnjë gol në 19 ndeshje të luajtura dhe drejtuesit e Aston Villas janë të hapur për shitjen e tij në verë.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga mundësi kërkojnë të përfitojnë Milani dhe Interi.
Rosonerët e kanë piketuar Coutinhon si zëvendësuesin ideal të Leaos, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro.
Inter gjithashtu është në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe Marotta e ka piketuar Coutinhon si profilin e duhur.
Coutinho ka kontratë me Aston Villën deri në vitin 2026 dhe për shërbimet e tij gjigantët italian do të duhet të paguajnë 15 milionë euro.