Lajm i bujshëm nga Italia, Kalidou Koulibaly rikthehet në Serie A.
Qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly bëri bujë verën e kaluar kur vendosi që të transferohet te Chelsea, pas 8 sezoneve me fanellën e Napolit.
Blutë e Londrës e blenë kartonin e Koulibalyt për 38 milionë euro, por 31-vjeçari nuk po arrin të ambientohet në Stamford Bridge.
Koulibaly nuk po i përmbush pritshmëritë dhe drejtuesit e Chelsea janë të hapur ta shesin atë në verë.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Koulibalyt në merkaton e verës.
Neroaxurët e kanë piketuar senegalezin si zëvendësuesin ideal të Skriniar. Koulibaly ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2026, por Londinezët janë të hapur ta lënë të lirë për 15-20 milionë euro.