Shkëmbim spektakolar: Brozovic në Camp Nou, ndërsa dyshja e Barcelonës në Meazza

Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Marcelo Brozovic, është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pas zërave për largimin e tij nga Meazza në fund të sezonit.

Drejtuesit zi kaltër janë të hapur për shitjen e mesfushorit kroat dhe disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e 30-vjeçarit.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Barcelona ka gati ofertën joshëse për Interin.

Blaugranët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit dyshen Kessie-Dest në këmbim të Brozovic.

Kessie do të ishte zëvendësuesi ideal i Brozovic, ndërsa Dest do ta zinte vendin e Dumfries.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here