Shkëmbim spektakolar: Osimhen në Paris, ylli i PSG te Napoli

Oferta tunduese ka arritur, Victor Osimhen largohet nga Napoli.

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, është njëri nga sulmuesit më të kërkuar këtë sezon, falë paraqitjeve mbreslënëse.

Osimhen ka realizuar 15 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe në verë disa gjigantë europian synojnë transferimin e tij.

Sipas raportimeve të fundit, PSG është përfshirë në garë për sulmuesin nigerian dhe Parisienët kanë gati ofertën tunduese për Napolin.

Calcio Mercato, shkruan se PSG do tia ofrojë Napolit 80 milionë euro dhe kartonin e Renato Sanches në këmbim të Osimhen.

Sanches do të ishte një super përforcim për Napolin dhe De Laurentiis nuk ia ka mbyllur derën ofertës së PSG, shkruan Calcio Mercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here