Lajm i bujshëm nga Italia, Aubameyang transferohet në Serie A.
Sulmuesi gabonez, Aubameyang verën e kaluar u transferua nga Barcelona te Chelsea për shifrën e 12 milionë eurove.
Aubameyang nuk e ka nisur mirë aventurën te Chelsea dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 849′ minuta me Blutë e Londrës.
Gabonezi ka realizuar 3 gola në 18 ndeshje të luajtura dhe në fund të sezonit do të largohet nga Stamford Bridge.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Aubameyang do të rikthehet në Serie A, pasiqë interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur gjigantët italian.
Milan, Inter dhe Juventus do të duelojnë merkaton e verës për kartonin e 33-vjeçarit.
Aubameyang ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2024 dhe për shërbimet e tij gjigantët italian do të duhet të paguajnë 7-8 milionë euro.