Marrëveshja është arritur: Evan Ndicka te gjiganti italian me parametra zero

Punë e kryer, Evan Ndicka transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi francez, Evan Ndicka, ishte mjaftë i përfolur verën e kaluar, pas zërave për transferimin e tij në Serie A.

Ndicka ishte shumë pranë largimit nga Eintracht Frankfurti, por kërkesat e larta të gjigantit gjerman zmbrapsën Juventusin dhe Milanin.

Kontrata e francezit me Frankfurtin skadon në fund të sezonit dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter ka arritur marrëveshje me agjentin e Ndicka.

Neroaxurët kanë arritur marrëveshje me 23-vjeçarin duke mposhtur kështu Juventusin dhe Milanin.

Marotta e ka piketuar francezin si zëvendësuesin ideal të Skriniar dhe Neroaxurët janë hedhur menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here