Një yll dhe €60M: Theo Hernandez transferohet te PSG

Shkëmbim spektakolar, Theo Hernandez largohet nga Milani.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë për momentin dhe disa gjigantë europian synojnë transferimin e tij.

Theo konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e Rosonerëve, por pas rezultateve të dobëta në San Siro pritet revolucion në merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Theos dhe Parisienët madje kanë gati edhe ofertën tunduese për Rosonerët.

Sipas Calcio Mercato, PSG do t’ia ofrojë Milanit kartonin e Mauro Icardit dhe 60 milionë euro në këmbim të Theos.

Icardi është i huazuar te Galatasaray ku ka gjetur formën e tij ideale dhe Milan ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Rosonerët janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet me PSG pritet të fillojnë kah fundi i sezonit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here