Rosonerët për shopping në Emirates.
Milan mbrëmë u rikthye te fitorja duke e mposhtur me rezultat minimal Torinon. Rosonerët janë në krizë rezultatesh dhe në verë pritet një revolucion në skuadër.
Objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës do të jetë transferimi i një qendërsulmuesi të ri.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Milan e ka gjetur sulmuesin e së ardhmes te Arsenali.
E përditshmja angleze Daily Mail, shkruan se Milan synon transferimin e sulmuesit të Arsenalit i huazuar te Reims, Folarin Balogun.
Balogun po shkëlqen në Ligue 1 këtë sezon, duke realizuar 15 gola dhe 2 asistime në 23 ndeshje të luajtura.
Sulmuesi anglez nuk bën pjesë në planet e Artetas, pasiqë Topçinjtë kanë dy opsione për qendrën e sulmit me Jesus-Nketiah.
Balogun rrjedh nga akademia e Arsenalit dhe Topçinjtë janë të hapur ta shesin atë për 20 milionë euro.