Bennacer te Reali për €50M: Maldini ka gjetur zëvendësuesin me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga Maldini.

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Rosonerëve falë paraqitjeve të mira.

Bennacer ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon me Milanin, duke realizuar 1 gol dhe 1 asistim, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2027.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Bennacer në merkaton e verës.

Mesfushori algjerian pëlqehet shumë nga Ancelotti dhe Los Blancos do të hidhen në sulm në verë për të siguruar shërbimet e Bennacer.

Rosonerët janë të hapur ta lënë të lirë për 50 milionë euro, ndërsa Maldini ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Bennacer.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Realit, Dani Ceballos, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Ceballos ka gjetur formën e duhur në muajt e fundit dhe Madrlienët madje i kanë ofruar rinovimin e kontratës, por 26-vjeçari dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here