Shkëmbim spektakolar: Brozovic në Anfield, ylli i Liverpoolit te Interi

Shkëmbim spektakolar, Marcelo Brozovic largohet nga Interi.

Mesfushori kroati, Marcelo Brozovic është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pasiqë në verë pritet të largohet nga Meazza.

Brozovic u transferua te Interi në vitin 2016 nga Dinamo Zagreb për 18 milionë euro dhe dëshiron të ndryshojë ambient pas 7 sezoneve me fanellën e Neroaxurëve.

Interesim për Brozovic kanë shfaqur disa gjigantë europian, ndërsa sipas raportimeve të fundit Liverpooli ka gati ofertën tunduese për Interin.

Sipas Calcio Mercato, The Reds do tia ofrojnë Interit 20 milionë euro dhe kartonin e Thiago Alcantaras në këmbim të Brozovic.

Neroaxurët janë të hapur për këtë operacion, pasiqë Alcantara do të ishte zëvendësuesi ideal i kroatit, shkruan Calcio Mercato.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here