Plas keq te Interi: Lukaku e quan Barellan “Bir k*rve” (VIDEO)

Interi nuk e pati të lehtë në Luigi Ferrari duke barazuar me Sampdorian sonte ne Xhenova.

Zikalterit luajten ndeshjen e tyre te zakonshme duke dominuar ne mbajtjen e topit por gjithashtu duhet t’i kushtonin vëmendje ekipit dorian, gjithmonë të gatshëm për t’u bërë të rrezikshëm në kundersulme.

Duke konfirmuar njëfarë nervozizmi në radhët e formacionit të Inzaghit, pati një debat të hapur në fushë mes Lukakut dhe Barellës, ku i pari e qortoi këtë të fundit në mënyrë të keqe. Cfare ndodhi?

Gjithçka nisi pas një aksioni sulmues të ekipit mysafir. Momente tensioni në zonën e Sampdorias, me topin që nuk arriti tek Lukaku i cili do të ishte gati të përfitonte nga një kundërpërgjigje e mundshme.

Në atë moment Barella, i cili e kishte shoqëruar aksionin në korsinë e djathtë, nisi të tundte duart lart me një gjest shumë të dukshëm ndaj shokut të skuadrës. Ndërkohë që aksioni vazhdonte, belgu ndoqi bujarisht kundërshtarët e tij, derisa loja u ndërpre për shkak të një ndërhyrjeje të parregullt…

Në atë moment, tërbimi i Lukakut nuk u permbajt ndaj Barellas, siç konfirmohet nga kamerat e Sky Sport. Qendërsulmuesi filloi të qortojë shokun e tij të skuadrës, në mënyrë të prerë dhe të vendosur. Gishtin përpara fytyrës për të korrigjuar atë që thotë do të ishte sjellje e gabuar. Buza duket se është e qartë:

“Nico mos e bëj këtë, mjaft! Mjaft! Mos e bej me, mbylle. Nuk behet keshtu. Bir k*rve” kane qene fjalet e Lukakut ndaj Barella-s ne nje moment tensioni mes te dyve qe duket se do te zgjidhet ne dhomat e zhveshjes…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here